Partia e Kadri Veselit po shkon drejt zgjedhjeve lokale e thyer në dy bastionet kryesore, përkatësisht në Skenderaj dhe në Drenas.
Atje ka disa pretendues partiakë për kryetar të komunave, të cilët kërcënojnë se nëse nuk e marrin bekimin e kryetarit të partisë do të garojnë si kandidatë të pavarur, shkruan sot, gazeta Zeri.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po bëhet gati për zgjedhjet lokale të këtij viti, të cilat do të mbahen më 22 tetor derisa në dy bastionet kryesore të saj që nga paslufta, në Skenderaj dhe në Drenas, ka përplasje të mëdha mes figurave kryesore politike të partisë.
Kundër kandidaturës së Sami Lushtakut edhe për një mandat të ri në krye të Skenderajt ka dalë ish-deputeti i kësaj partie Nuredin Lushtaku.
Për më tepër edhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, ka deklaruar ditë më parë se nëse Nuredin Lushtaku nuk do të kandidatohet nga PDK-ja për zgjedhjet në komunën e Skenderajt, ai do të dalë kandidat i pavarur dhe nuk do ta përkrahë kryetarin aktual Sami Lushtaku.
Telashe hiç më të vogla partia e Kadri Veselit ka edhe në Drenas, ku janë tre pretendues të PDK-së për kryetar të komunës: Ramiz Lladrovci, Naim Bazaj dhe Bislim Zogaj, të cilët po ashtu kanë deklaruar se nëse nuk e marrin besimin e partisë do të dalin si kandidat të pavarur. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Komiteti i Ministrave nuk e adreson rekomandimin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Shqipëria, Britania e Kosova deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
Kasami pritet ta dorëzojë mandatin e deputetit, bashkë me Taravarin do të vazhdojnë të drejtojnë Tetovën dhe Gostivarin
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen