Dje, në një takim virtual të Departamentit për Diasporë në PDK me grupin e veprimtarëve dhe aktivistëve të PDK-së në Paris, është zyrtarizuar formimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë degë.
Shef i shtabit të Degës në Paris me 51 anëtarë u zgjodh Naim Krasniqi, atdhetar dhe veprimtar i çështjes kombëtare, i cili ndihmoi luftën e UÇK-së për liri.
Krasniqi ka thënë se veprimtaria politike dhe atdhetare për lirinë dhe shtetin e Kosovës si dhe angazhimi për Partinë Demokratike të Kosovës, për të janë të pandashme nga njëra-tjetra.
“Duke e parë se liria dhe shteti ynë po cenohen, na ka motivuar që të bashkohemi dhe të punojmë edhe më shumë për fitoren e PDK-së, pasi që kjo parti është themeltare në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.”, ka thënë ai, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa, anëtari i Departamentit për Diasporë në PDK, Bahri Bivolaku ka theksuar se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje e rikonfirmon mbështetjen e diasporës për liderët e UÇK-së dhe të PDK-së.
“Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje, përçon dy mesazhe, njëri i drejtohet të majtës ekstreme në Kosovë dhe jashtë saj, dhe tregon se PDK-ja po rikthehet fuqishëm si lidere në vend. Mesazhi i dytë tregon se fitorja e PDK-së e rikonfirmon mbështetjen popullore si përbrenda, ashtu edhe në diasporë, për themeluesit e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen të burgosur.”, ka thënë Bivolaku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore