LAJMI I FUNDIT:

PDK fiton në katër komuna, në balotazh shkon në Drenas, Shtime dhe gjashtë të tjera

PDK fiton në katër komuna, në balotazh shkon në Drenas, Shtime dhe gjashtë të tjera

Dje e diele, në tërë territorin e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet lokale për kryetar të komunave.

Pas mbylljes së qendrave të vendvotimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar me publikimin e rezultateve preliminare në të gjitha komunat.

Deri më tani KQZ ka arritur të numëroj 99.8% të totalit të votave. Nga këto rezultate deri tani, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të fitoj pa balotazh në katër komuna.

PDK për katër vitet e ardhshme do të udhëheq me Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Skenderajn dhe Hanin e Elezit.

Kujtojmë se në Mitrovicë kandidati për kryetar i PDK-së, Bedri Hamza ka marrë 53,98% të votave nga 98,02% sa janë numëruar. Hamza ka lënë mbrapa kandidatin e LVV-së, Agim Bahtirin i cili ka udhëhequr me këtë komunë, shkruan Telegrafi.

Befasi tjetër nga PDK-ja ishte edhe fitorja në Han të Elezit, ku kandidati i tyre Mehmet Ballazhi ka marrë 50,98% të votave nga numërimi i të gjitha vendvotimeve. Ballazhi ka lënë pas Rufki Sumën i cili ka udhëhequr me këtë komunë tash e sa vite, ndërkaq PDK ka rikthyer edhe Skenderajn me kandidatin e saj Fadil Nura.

PDK do të jetë në balotazh në tetë komuna, ku në disa prej tyre ka qenë duke qeverisur deri tash. PDK do të synoj fitore në Drenas, Kaçanik dhe Shtime. Por gjithashtu PDK në balotazh do të jetë edhe në Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Në Drenas, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci do të përballet në balotazh me Driton Ajazin nga Demokratët për Drenasin, shkruan Telegrafi.

Besim Ilazi i PDK-së dhe Jeton Raka i LVV-së do të jenë në balotazh në Kaçanik. Kurse në Shtime, Naim Ismajli i PDK-së do të jetë në garë me Qemajl Aliun e LVV-së.

Në Prizren PDK-ja do të jetë në balotazh me LVV-në. Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka do të përballen sërish. PDK-ja në raundin e dytë do të synojë të marrë fitore edhe në Vushtrri. Në këtë komunë PDK-ja do të jetë në balotazh me LDK-në.

Edhe në Malishevë PDK-ja do të jetë në balotazh me NISMËN. Në komunën e Dragashit, PDK-ja në balotazh do të jetë me LDK-në, kurse në Klinë me AAK-në.

Ndryshe PDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë partia e dytë, me 148 mijë e 285 apo 17,009% të votave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori