LAJMI I FUNDIT:

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së, Xhemajli: S’lejojmë plaçkitjen e 350 mijë familjeve

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të ZRRE-së, Xhemajli: S’lejojmë plaçkitjen e 350 mijë familjeve

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush Xhemajli ka thënë se anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji nuk e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.

Xhemajli pas dorëzimit të kallëzimit penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, tha se me këtë kallëzim penal kanë dalë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.


Ai po ashtu u shpreh se ZRRE ka vazhduar të faturojë energjinë me tarifa të shtrenjta deri në 109%, duke u shkaktuar dëme financiare siç u shpreh ai 350 mijë familjeve të Republikës së Kosovës, raporton Telegrafi.

“Ishim në Prokurorinë Speciale për të deponuar një kallëzim penal kundër ZRRE-së, për shkak se nuk e ka zbatuar aktvendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike. Më 9 shkurt kemi ngrit kallëzim kundër ZRRE-së pasi ka ngrit çmimet enorme të energjisë elektrike. Kemi dal në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe kemi ngritur padi. Krahas padis kemi bërë kërkesë për pezullimin e ngritjes së çmimit të vendimit të ZRRE-së. Kjo ngritje e çmimit ka prek një shtresë tepër të gjerë të familjeve. Qeveria nuk është dashur ta lejoj këtë ngritje, dhe nuk e ka ngrit zërin as mazhoranca. ZRRE ka vazhduar të faturojë energjinë me tarifa të shtrenjta deri në 109%, duke u shkaktuar dëme financiare 350 mijë familjeve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Xhemajli.

Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë
Lexo po ashtu Gjykata pezullon vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë

Ndërsa në anën tjetër avokati Faton Fetahu tha se pas vendimit të Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të ZRRE-së kanë pritur zbatimin e vendimit.

Mirëpo, sipas tij, ZRRE nuk e ka zbatuar atë vendim dhe më këtë siç u shpreh ai ky bord ka konsumuar katër vepra penale.

Përkundër vendimit të Gjykatës për pezullimin e tarifave të reja - rryma do faturohet me të shtrenjtën
Lexo po ashtu Përkundër vendimit të Gjykatës për pezullimin e tarifave të reja - rryma do faturohet me të shtrenjtën

“Pritëm që ZRRE ta zbatoj vendimin e gjykatës, por kemi pa që ZRRE ka lëshuar një vendim, që vendimi i Gjykatës në Prishtinë nuk do të zbatohet. Një javë pas ZRRE nuk ka nxjerr një vendim për KEDS, dhe qytetarëve faturat po ju shkojnë me rritje. Bordi i ZRRE-së ka konsumuar katër vepra penale”, tha ai.

Avokati Fetahu po ashtu tha se qytetarët të cilëve iu faturohet çmimi i shtrenjtë i energjisë mundtë ngrenë padi individuale.

“Dëshiroj të alarmoj përmes mediave se faturimi i këtij muaji që nuk ka bazë ligjore dhe qytetarët që tarifohen me çmime të shtrenjta kanë të drejte ligjore individuale të ngrisin padi”, u shpreh Fetahu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori