LAJMI I FUNDIT:

PDK dërgon në Gjykatën Kushtetuese edhe një ligj të Qeverisë Kurti

PDK dërgon në Gjykatën Kushtetuese edhe një ligj të Qeverisë Kurti

Partia Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit nr. 08/L – 180 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 06/L-48 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se PDK e ka kontestuar shkarkimin e anëtarëve të këtij këshilli, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë dhe ka përcaktuar disa aspekte shumë të rëndësishme të funksionimit të statusit kushtetutes të këtij institucioni.


“Fatkeqësisht, ky ligj, i miratuar javën e kaluar, i shkelë edhe ato përcaktime që ka bërë Gjykata. Prandaj, sot i kemi kontestuar edhe këto ndryshime. Këto veprime të Qeverisë kanë vetëm një qëllim, ta nënshtrojnë dhe ta kapin Këshillin e Pavarur për Shërbyesit Civil, në mënyrë që ai të kthehet në një mekanizëm që nuk i ndalon dhe i përkrah punësimet familjare të qeveritarëve të Kosovës”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se Qeveria dëshiron ta zhvesh këtë organ nga kompetencat kushtetuese në një rrugë jokushtetuese.

“Unë mendoj që përkushtimi themelor që duhet të ketë çdo parti në Kosovë, është mbrojtja e Kushtetutës së Kosovës. PDK nuk do të ndalet në këtë drejtim”, ka thënë Gruda.

​Pushteti akuzohet se po miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën
Lexo po ashtu ​Pushteti akuzohet se po miraton ligje në kundërshtim me Kushtetutën

Avokati Faton Fetahu ka thënë se janë të paktën katër shkelje të këtij ligji të cilat PDK i ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dhe të cilat pret të rrëzohen aty.

“E para, pushteti zgjodhi që të propozojë zhveshjen nga imuniteti të të gjithë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Imuniteti është instrument kushtetutes që ua garanton Kushtetuta. E dyta, shumica parlamentare ka propozuar që të përjashtohen nga fushëveprimi i kontrollit të ligjshmërisë nga ana e Këshillit pozitat e nivelit të lartë drejtues. Janë mijëra pozita të tilla që përjashtohen nga kontrolli – në mënyrë që të mundësohet kapja dhe nënshtrimi i institucioneve përmes veprimeve të shpejta. E treta, është rritja absurde e anëtarëve të këtij Këshilli, nga shtatë në pesëmbëdhjetë. Kjo rritje e numrit ka për qëllim të dërgojë militantët partiak në këtë Këshill, që të kenë mbivotim në çështjet që ata dëshirojnë. Dhe, po ashtu, e katërta, është propozimi për pezullimin e vendimeve të Këshillit, nëse të njëjtit atakohen nga Qeveria në Gjykatë. Vendimet e Këshillit gjithmonë zbatohen, pavarësisht nëse lënda shkon në Gjykatë”, ka thënë Fetahu.

Partia Demokratike e Kosovës thekson se do të jenë vigjilente ndaj pushtetit dhe ligjeve të miratuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori