LAJMI I FUNDIT:

PD me dy nënkryetarë të dorëhequr, pse Tabaku është e vetmja që mund ta zëvendësojë Alibeajn

PD me dy nënkryetarë të dorëhequr, pse Tabaku është e vetmja që mund ta zëvendësojë Alibeajn

Dorëheqja e Enkelejd Alibeajt, nga posti i kryetarit në detyrë të PD-së, ka hapur një dinamikë të re zhvillimesh brenda kësaj force politike. 

Dorëheqja e Alibeajt jo vetëm duket se ka krijuar një boshllëk në drejtimin e PD, por edhe në grupin e saj parlamentar.


Nisur nga ky zhvillim Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, kërkoi që në bazë të statutit të PD-së, saktësisht nenit 46, të nisin procedurat për zëvendësimin e tij.

Është pikërisht ky nen që përcakton rolin e kryetarit në PD, si dhe parashikon rastet kur kryetari mungon për një kohë të gjatë, ose në rastet kur ai dorë-hiqet.

Çfarë parashikon neni 46

Sipas nenit 46 kryetari i partisë kryeson organet qendrore të Partisë dhe siguron zbatimin e vendimeve të tyre. Ai përfaqëson Partinë në të gjitha veprimtaritë publike e politike, të brendshme dhe ndërkombëtare.

Statuti parashikon që kryetari i partisë ndihmohet nga Nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Por ajo që do të përcaktojnë dinamikën e mëtejshme të zhvillimeve pas dorëheqjes së Alibeajt, është pika 4 e nenit 46.

“Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të Kryetarit, Sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon Nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e Kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e Kryetarit të ri.”- thuhet në këtë pikë.

Këtë të drejtë ka shfrytëzuar edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, i cili pritet të thërrasë edhe Këshillin Kombëtar.

Aktualisht PD është vetëm me një nënkryetar, Jorida Tabakun, pasi 2 prej tyre Grida Duma dhe Alfred Rrushaj, tashmë janë dorëhequr./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori