LAJMI I FUNDIT:

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet vendore në Shqipëri

PD dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet vendore në Shqipëri

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Shqipërisë me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeajn ka mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku ka dorëzuar  kërkesën për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ky veprim ishte paralajmëruar më herët nga avokati Indrit Sefa, ku fill pas vendimit të gjykatës për vulën ai deklaroi se tashmë i hapej rrugë regjistrimit të PD-së zyrtare.


Në dalje të tij nga KQZ, Sefa tha se ky është thjesht një veprim procedurial, të cilin e bëjnë të gjitha subjektet politike.

“Nuk e kuptoj se pse ka interes kur është një veprim procedurial. Është praktikë e përcaktuar në kod. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha partitë”, tha ai.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit, vendosi të premten që të mos ia kalonte vulën e PD-së ish-kryeministrit Berisha, duke pranuar ankimimin e Alibeajt dhe rikthimin e çështjes në Shkallën e Parë.

Një ditë më parë, grupimi i Sali Berishës që pretendon se ka drejtimin e PD-së vendosi që hyrja në zgjedhjet lokale për kandidatët e dalë nga primaret të bëhet me koalicion.

Vendimmarrja për llojin e koalicionit dhe partitë përbërëse të tij i lihet në dorë kryesisë së partisë, përveç partive aleate me të cilat Berisha ka firmosur marrëveshje.

Aktualisht janë Belind Kelliçi dhe Flamur Noka që po zhvillojnë negociata me disa parti të tjera për të formuar koalicionin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori