LAJMI I FUNDIT:

PD ankimon regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore në Shqipëri

PD ankimon regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore në Shqipëri

Partia Demokratike e Shqipërisë me kryetar në detyrë, Enkelejd Alibeaj ka ankimuar sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KAS) regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, Indrit Sefa, marrëveshja e koalicionit përmban referenca të Partisë Demokratike, nuk kushtet kur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.


Kujtojmë se referencën PD e ka futur në këtë koalicion grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendon se drejton PD-në por që KQZ nuk e njeh.

Në konkluzionin e paraqitur nga Sefa, thuhet se marrëveshjes i mungon elementi për përcaktimin e kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti politik “Komisioni i Përkohshëm i Themelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në konkluzionin e paraqitur nga Sefa.

Më 18 mars, Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi nuk e regjistroi Sali Berishën në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ky koalicion do të përbëhet nga tre partitë politike; Partia e Lirisë (PL), Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe Partia Demokristiane (PDK).

“Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK”, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij. /Telegrafi/