LAJMI I FUNDIT:

PBB-ja kineze në tremujorin e parë të 2018-së rritet 6.8%

PBB-ja kineze në tremujorin e parë të 2018-së rritet 6.8%

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Drejtoria Kombëtare e Statistikave të Kinës, në tremujorin e parë Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) pati një rritje prej 6.8 për qind, shifër kjo më e lartë se objektivi i parashikuar prej 6.5 për qind për rritjen ekonomike vjetore.

Sipas statistikave shpjegon se treguesit kryesor të kontrollit makroekonomik, në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia kineze rezultoi e mbarë me një rritje të qëndrueshme, me më shumë vende pune me qëndrueshmërinë e çmimeve si dhe rritjen e bilancit të pagesave ndërkombëtare.


“Në tremujorin e parë, konsumi kontribuoi me 77.8 për qind për PBB-në, ndërsa vitin e kaluar ishte 58.8 për qind. Konsumi ka qenë motori numër një i rritjes së ekonomisë kineze për pesë vjet me radhë. Për përmirësimin e strukturës së investimeve, më e rëndësishmja është shtimi i gjallërisë së investimeve private, të cilat përbëjnë mbi 60% të investimeve të përgjithshme, rritja e të cilave në tremujorin e parë ishte 8.9 për qind, pra 2.9 pikë përqindje më e lartë se në tremujorin e parë të vitit të kaluar. Njëkohësisht, janë zgjeruar edhe fushat e investimeve private, veçanërist në disa fusha kryesore, që ushtrojnë ndikime pozitive për rritjen e efektivitetit”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Proteksionizmi tregtar në botë, rregullimi i politikës monetare të ekonomive të mëdha si dhe lëkundjet në tregun financiar, kanë të ngjarë të godasin ekonominë kineze. /Telegrafi/