LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht se Moska deklaroi se po tërheq disa njësi nga periferi e kryeqytetit ukrainas, po vazhdojnë luftimet përreth Kievit

Pavarësisht se Moska deklaroi se po tërheq disa njësi nga periferi e kryeqytetit ukrainas, po vazhdojnë luftimet përreth Kievit

Luftimet e ashpra përreth Kievit janë duke vazhduar edhe në këto orë të mbrëmjes, në veçanti në veriperëndim dhe verilindje të kryeqytetit ukrainas – pavarësisht se të dyja palët ajo ukrainase dhe ruse, njoftuan se Moska është pajtuar për tërheqjen e disa njësive nga Kievi dhe Chernihivi.

Një ekip i gazetarëve të CNN-it kanë vizituar këtë zonë nga afër (5 kilometra larg Irpinit) në lindje të kryeqytetit – ku dëgjuan shpërthime të fuqishme nga artileria ruse, transmeton Telegrafi.


Shpërthim i fuqishëm në qytetin ukrainas Belogorod
Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në qytetin ukrainas Belogorod

Madje sistemi kundërajror rus vazhdimisht shkrepte raketa në drejtim të këtij rajoni. E sirenat u aktivizuan për të paralajmëruar banorët për sulme dhe të strehohen nëpër bunkerë.

Në një pikë kontrolli, anëtari i mbrojtjes territoriale të Ukrainës, Yuryi Matsarski, tha për CNN se luftimet nuk janë ndalur në 24 orët e fundit. /Telegrafi/