LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht pretendimeve që nuk do të jetë e ftuar, Kim Kardashian do të marr pjesë në ‘Met Gala 2023’

Pavarësisht pretendimeve që nuk do të jetë e ftuar, Kim Kardashian do të marr pjesë në ‘Met Gala 2023’

Thuhet se Kim Kardashian do të marr pjesë në Met Gala 2023, pavarësisht pretendimeve fillestare se ajo mund të mos jetë e ftuar.

Në mars, PageSix raportoi se ngjarja e njohur si Super Bowl e modës – do të ishte pa Kardashian pasi e gjithë familja e yjeve televizive mori pjesë masivisht për herë të parë në 2022.

Burimet më parë thanë se shefja e Vogue, Anna Wintour, po shtypte listën e të ftuarve në festën vjetore të modës – dhe se asnjë Kardashian nuk ishte pjesë e saj.


Foto: Getty Images

Megjithatë, tani thuhet se Kim – më e famshmja e klanit Kardashian, do të marr pjesë.

Thuhet gjithashtu se ylli nuk do të jetë e vetmja në familjen e saj të famshme që do të ecë në shkallët e Muzeut Met gjatë mbrëmjes më të madhe të festës së modës – megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se cila motër tjetër ka marr një ftesë.

Foto: Getty Images

Vitin e kaluar, Kourtney dhe Khloe Kardashian morën pjesë për herë të parë në bash. Kris, Kendall dhe Kylie Jenner kanë ecur më parë në tapet, edhe pse asnjëra aq rregullisht sa Kim.

Kim mori pjesë në Met Gala për herë të parë në vitin 2013 me bashkëshortin e atëhershëm Kanye West ndërsa ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Foto: Getty Images

Që atëherë ajo ka qenë pjesëmarrëse në këtë event, duke tërhequr vëmendjen për veshjet e saj si pamja “e lagur” e vitit 2019 nga Thierry Mugler.

Foto: Getty Images

Ajo u bë virale në vitin 2021 me një trup polarizues të plotë, të zi nga Balenciaga, që mbulonte fytyrën e saj, i cili u shndërrua në një numër memesh qesharake.

Kim Kardashian bëhet pjesë e serialit horror “American Horror Story”
Lexo po ashtu Kim Kardashian bëhet pjesë e serialit horror “American Horror Story”

Vitin e kaluar, ajo u përball me reagime të kundërta për veshjen e një fustani të Jean Louis që Marilyn Monroe e veshi në mënyrë të famshme në vitin 1962 për t’i kënduar John F. Kennedy “Happy Birthday, Mr. President”.

Foto: Getty Imageskim kardashian t

Shumë – duke përfshirë stilistin Bob Mackie, i cili punoi për Louis dhe skicoi fustanin – menduan se Kim nuk duhej lejuar të vishte fustanin historik. Kim madje edhe u akuzua se kishte dëmtuar qepjet e fustanit ikonë.

Ngjarja, e organizuar nga Wintour dhe Vogue së bashku me Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, zhvillohet më 1 maj me temën “Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori