LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht paralajmërimit për goditje nga tornadot, Amazon detyroi shoferin e kamionit të vazhdojë punën në terren

Pavarësisht paralajmërimit për goditje nga tornadot, Amazon detyroi shoferin e kamionit të vazhdojë punën në terren

Një burrë ngas Illinois, që punon në Amazon, raportohet t’i ketë thënë shoferit të kamionit që të vazhdojë me shpërndarjen e mallrave të porositur, pavarësisht që në fuqi ishte meteoalarmi i kuq që paralajmëronte për ardhjen e tornadove.

Bloomberg ka arritur të sigurojë “screenshot” që dëshmojnë se punonjësi i Amazon i kishte dërguar mesazhe shoferit, që të vazhdojë me shpërndarjen e mallrave, pavarësisht që ishte paralajmëruar se tornadot “do të godasin” në Edwardsville në Illinois, që në fund edhe ndodhi, transmeton Telegrafi.


Javën e kaluar tornado “goditi” në një depo të Amazon në Edwardsville duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, e më e rënda ishte se gjashtë persona humbën jetën.

“Vazhdo të vozisësh. Nuk mund të tërheq nga terreni për shkak të paralajmërimit – pra duhet të pres urdhër nga Amazon”, i kishte thënë punonjësi i Amazon shoferit të kamionit.

Kjo ka ndodhur të premten në ora 19:08, ku vetëm 30 minuta më vonë ia bëri me dije se duhet ta vazhdojë punën, pavarësisht që shoferi donte të ndalej.

Madje është kërcënuar se do të shkarkohet, nëse anulon shpërndarjen e dërgesave dhe kthehet në bazë.

Punonjësi në bazë të Amazon dhe shoferi vazhdimisht ishin grindur, e nga kompania kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet dhe se shoferi është mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori