Pavarësisht vështirësive financiare që ka sjell pandemia COVID-19, qytetarët dhe bizneset e Kosovës për njëmbëdhjetë muaj kanë kursyer mbi 400 milionë euro.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës mbi kreditë e reja, deri në nëntor të 2020-së, tregojnë se brenda këtyre muajve janë kursyer rreth 86 milionë euro më pak sesa periudha e vitit të kaluar, shkruan Telegrafi.
Për këtë muaj janë kursyer 47 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 30.3 milionë euro.
Sipas BQK-së, deri në muajin nëntor 2020 janë kursyer 411.4 milionë euro, kurse një vit më herët kjo ishte 497.3 milionë euro. Pra, duke krahasuar periudhën 11-mujore të vitit aktual me atë paraprak, del se janë kursyer 85.9 milionë euro më pak.
Pjesën më të madhe të kursimeve e bëjnë ekonomitë familjare, krahasuar me atë të kompanive.
“Stoku i gjithsej depozitave në shtator 2020 shënoi rritje vjetore prej 8.6 për qind, e që paraqet përgjysmim të nivelit të rritjes krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar prej 16.4 për qind. Kjo rritje dukshëm më e ngadalësuar e depozitave krahasuar me periudhën parapake u ndikua në masën më të madhe prej depozitave të ekonomive familjare, pasuar nga ato të korporatave jofinanciare dhe atyre financiare, që po ashtu shënuan ngadalësim të rritjes”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i sistemit financiar, tremujori i tretë 2020”.
BQK thotë se ekonomitë familjare kanë kursyer 284.3 milionë euro, kurse 127.1 milionë euro janë nga kompanitë, apo korporatat jofinanciare.
Për sa i përket llojit të depozitave, pjesë më të madhe e bëjnë depozitat e transferueshme, të ndjekura më nga kursimet dhe depozitat me afat.
Te gjithsej depozitat e reja, gjatë muajve të karantinës vërehet një rënie e kursimeve. Për tre muaj, përkatësisht nga muaji mars 2020 deri muajin maj 2020, janë kursyer 62 milionë euro.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, vlera e përgjithshme e kursimeve ka arritur në 177.7 milionë euro, kurse për pestë muajt e dytë kjo vlerë ka arritur në 233.7 milionë euro. Korriku është muaji që më së shumti qytetarët e Kosovës kanë kursyer, në vlerë prej 55.1 milionë euro, kurse maji ishte muaji që kanë kursyer më së paku, pra vetëm 17.6 milionë euro, përcjell Telegrafi.
Te ekonomitë familjare, vlera më e lartë e kursimeve ka arritur në muajin gusht, në vlerë prej 45.6 milionë euro, kurse vlera më e ulët ishte në muajin prill me 12.2 milionë euro.
Për sa i përket bizneseve, ato më së shumti kanë kursyer në muajin korrik, në vlerë prej 27.5 milionë euro, ndërsa vlera më e ulët e kursimeve ishte muaji maj me 3.3 milionë euro.
Depozita me afat ka më shumë të kursyera për periudhën mbi gjashtë muaj, përkatësisht deri në një vit, pra në total prej 209.4 milionë euro.
“Vlera e depozitave të reja të arkëtuara gjatë tremujorit të tretë 2020 arriti vlerën prej 150.7 milionë euro, prej të cilave 41.8 milionë euro ishin depozita të arkëtuara nga korporatat jofinanciare, ndërsa 108.9 milionë euro depozita të arkëtuara nga ekonomitë familjare. Kurse, krahasuar me tremujorit e tretë 2019, kemi rënie të theksuar si për ekonomitë familjare apo 27.7 milionë euro më pak, ashtu edhe për korporatat jofinanciare apo 22.5 milionë euro më pak”, thuhet në raportin e BQK-së, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje të dërgesave të diasporës në drejtim të Kosovës.
Deri në muajin nëntor 2020, mërgata ka dërguar 883.3 milionë euro, apo 104.2 milionë euro më shumë.
Për sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.
Në tremujorin e tretë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 40.8 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 24.4 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.2 për qind.
Pra, për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 18.1 për qind më e madhe se në vitin paraprak. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre