LAJMI I FUNDIT:

Pauzohet hulumtimi i vaksinës kundër COVID-19, pjesëmarrësit e studimit janë prekur nga një sëmundje e pashpjegueshme

Pauzohet hulumtimi i vaksinës kundër COVID-19, pjesëmarrësit e studimit janë prekur nga një sëmundje e pashpjegueshme

Kompania amerikane “Johnson & Johnson” ka pauzuar përkohësisht hulumtimin klinik të vaksinës potenciale kundër coronavirusit, për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme te pjesëmarrësit, është bërë e ditur nga kjo kompani, shkruan CNN.

Sëmundja e një pjesëmarrësi është duke u hetuar nga një këshill i pavarur për mbikëqyrjen e të dhënave për siguri, transmeton Telegrafi.


Në kumtesë ndër tjera thuhet se një pauzim i tillë është i zakonshëm për shkak të hulumtimit të një numri të madh të vullnetarëve – më saktësisht thënë dhjetëra mijërave.

Kjo është herë e dytë që hulumtime të tilla po pauzohen. Kohë më parë kompania AstraZeneka kishte vepruar njëjtë në fazën e vonshme të testimit të vaksinës eksperimentale që zhvillohet në Universitetin e Oksfordit – për arsye të njëjta, sëmurjes së një pjesëmarrësi në studim.

Hulumtimet e kësaj vaksine në Britani të Madhe, Brazil, Afrikën e Jugut dhe Indi ishte vazhduar, por në SHBA ende nuk ka rifilluar.

Kompania Johnson & Johnson ka njoftuar se muajin e kaluar vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 ka prodhuar imunitetit në fazën e hershme të testimit, ku më pas kishte filluar faza finale e testimit tek më shumë se 60 mijë pjesëmarrës, e rezultatet priteshin të bëhen publik në fillim të kësaj jave apo asaj të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Trump thotë se do ta “bombardonte” Rusinë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

Evropa
Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Trump përballet me një dënim deri në katër vjet burg

Amerika
Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Suedia transferon paketën e saj më të madhe ushtarake për Ukrainën, kap vlerën e 1.16 miliard eurove

Evropa
Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Turbulenca në aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines, bëri që fluturakja të zbret 54 metra për 4.6 sekonda

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Kalo në kategori