LAJMI I FUNDIT:

Patriarku Porfirije shihet në një video duke kënduar këngë nacionaliste

Patriarku Porfirije shihet në një video duke kënduar këngë nacionaliste

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “X”, ku shihet duke kënduar këngë nacionaliste patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Musliu sipër videos ka shkruar se patriarku po këndon këngë nacionaliste, duke rrit agresionin e Serbisë ndaj Kosovës.


“Patriarku i kishës, Porfirije këndon këngë nacionaliste, duke rritur në të njëjtën kohë agresionin e Serbisë ndaj Kosovës”, thotë Musliu, transmeton Telegrafi.

Para pak ditësh edhe tenisti serb, Novak Djokovic në paraqitjen e tij në turneun kryesor të meshkujve në tenis ka hyrë me këngë nacionaliste.

Ditën e enjte, Djokovic gjatë prezantimit para ndeshjes me Britaninë e Madhe, u prezantua me këngë nacionaliste për Kosovën.

“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, ishte njëra nga fjalitë e tekstit të këngës që u prezantua nga ai.

E, për këto ka pasur reagime të shumta në Kosovë, Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë. /Telegrafi/