Patatja e kuqe apo patatja e bardhë – cili është ndryshimi dhe cila është më e shëndetshme
Ka disa lloje patatesh, por më shpesh përdoren patatet e bardha ose të kuqe
Të dyja llojet e patateve janë të pasura me karbohidrate, një lloj karbohidratesh specifike që i mban zorrët të shëndetshme.
Konsumimi i patateve të kuqe dhe të bardha gjithashtu mund t’ju ndihmojë të merrni mjaftueshëm kalium dhe vitaminë C.
Duke parë përmbajtjen e lëndëve ushqyese dhe vlerën ushqyese, patatet e bardha dhe të kuqe janë shumë të ngjashme, transmeton Telegrafi.
Të dyja janë të pasura me karbohidrate, kalium dhe vitaminë C dhe përmbajnë afërsisht 150 kalori. Por mënyra se si i përgatisni patatet ndikon se sa i mirë do të jetë ky ushqim për trupin dhe shëndetin tuaj.
Është më mirë të hani patate të pjekura dhe të ziera sesa të skuqura. Dallimi kryesor midis këtyre dy llojeve të patateve është përqindja e karbohidrateve.
Patatja mesatare e bardhë përmban 36.5 gram karbohidrate, e kuqja 33.9 gram. Përveç kësaj, patatet e bardha kanë pak më shumë kalori (159) sesa patatet e kuqe (151).
Një nga përfitimet më të mëdha të patateve është se ato përmbajnë një lloj niseshteje që është e ngjashme me fibrat dhe karbohidratet që trupi juaj nuk mund t’i tresë. Ky lloj niseshteje kalon përmes stomakut dhe zorrës së hollë dhe më pas fillon të fermentohet në zorrën e trashë.
Fermentimi ushqen bakteret e mira në zorrë, prandaj patatet klasifikohen si ushqim probiotik. Ky proces ndihmon në shumëzimin e baktereve të mira, kështu që ato tejkalojnë bakteret e këqija dhe e mbajnë zorrën tuaj të shëndetshme.
Përveçse ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, niseshteja rezistente në patate gjithashtu mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur, të parandaloni kapsllëkun, të ulë kolesterolin e keq dhe rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Patatet janë gjithashtu të pasura me kalium dhe vitaminë C, të cilat e mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në metabolizmin e proteinave dhe luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin tuaj imunitar. Patatja e kuqe ka një avantazh të vogël ndaj të bardhës, pasi përmban pothuajse dy herë më shumë komponime antioksidante, varësisht se sa e pigmentuar është.
Me pak fjalë, të dyja llojet kanë avantazhet e tyre dhe mënyra e përgatitjes është vendimtare që patatet të jenë të mira dhe të shëndetshme për ju. Shumë njerëz i pëlqejnë patatet e skuqura, por kjo nuk është alternativa më e shëndetshme sepse në atë rast patatet skuqen në shumë vaj dhe më pas hidhet shumë kripë, shkruan Livestrong.
Patatet e kuqe mund të kenë më pak kalori dhe karbohidrate, por patatet e bardha ose të verdha janë një burim më i mirë i hekurit dhe kalciumit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj