LAJMI I FUNDIT:

Pasurinë e ëndërrojnë të gjithë, por fituesja e lotarisë në Kanada i dhuron të gjitha

Pasurinë e ëndërrojnë të gjithë, por fituesja e lotarisë në Kanada i dhuron të gjitha

Nëse do të fitonit lotarinë, si do t’i shpenzonit ato para? Padyshim të gjithë do të nxitonin të bënin blerje pafund, investime apo në ndonjë rast edhe të ndihmonin të afërmit e miqtë.

Një lloj ndihme të ngjashme, por shumë më humane, ka menduar të ofrojë Rachel Lapierre, nga Montreali i Kanadasë, e cila ka fituar lotarinë që i siguron 1.000 dollarë në javë për të gjithë jetën.


Një pasuri të tillë, shumë njerëz e ëndërrojnë në jetë, por jo Rachel. Ajo ka vendosur t’i falë të gjitha këto parà.

“Të kesh një makinë të re, një shtëpi të re, çdo gjë të re, është vërtet bukur. Por, nuk është kjo, ajo që të duhet në jetë për të qenë e lumtur”, shprehet gruaja që i ka befasuar të gjithë me veprimin e saj të jashtëzakonshëm.

Ish-Miss Quebecu e ka provuar më parë shijen e pasurisë dhe të famës. Tani, ajo që e kënaq më shumë është të shohë të tjerët të gëzojnë me paratë e dhuruara.

“Kur lind njeriu nuk i ka të gjitha. Edhe kur ikën nuk merr asgjë më vete. Ti ikën vetëm me ato që ke bërë këtu, në tokë, gjatë jetës tënde. Ato janë gjërat që do të të shoqërojnë”, është filozofia e thjeshtë e gruas që është marrë edhe më parë me bamirësi, e madje ka udhëtuar në Haiti, Senegal e Indi, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Britanikja provoi për herë të parë byrekun - mësoni çfarë note i dha këtij ushqimi

Fun
Kalo në kategori