LAJMI I FUNDIT:

Pasuria e tij vlerësohet 14 miliardë dollarë, por amerikanët nuk po mund të gjejnë asnjë dollar të El Chapo-s

Pasuria e tij vlerësohet 14 miliardë dollarë, por amerikanët nuk po mund të gjejnë asnjë dollar të El Chapo-s

Para se zotëria i drogës meksikane Joaquin “El Chapo” Guzman u kap vitin e kaluar dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në janar, ai besohej se kishte akumuluar një pasuri nga fitimet e drogës.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet amerikane pretendojnë se ai gjatë karrierës së tij kriminale 30-vjeçare përfitoi hiq më pak se 14 miliardë dollarë.

Por, sipas prokurorit të përgjithshëm meksikan, Raul Cervantes, “deri më sot, autoritetet amerikane nuk kanë gjetur as një dollar të aseteve të El Chapo”.

Po siç kanë deklaruar autoritetet meksikane, ata kanë gjetur vetëm mjete të pakta të “mbretit të drogës”.

“Paratë e tij nuk janë gjetur, sepse ai nuk e ka përdorur sistemin financiar”, ka shtuar Cervantes.

Guzman, kreu i kartelit të narkotikëve të Sinaloa, më i madhi në botë, po pret gjyqin me 17 kallëzime penale në një burg maksimal të sigurisë në Manhatan. Ai u arratis dy herë nga burgu në Meksikë.

Autoritetet amerikane po kërkojnë “konfiskimin e më shumë se 14 miliardë dollarëve të ardhurash nga shitjet narkotike”, që El Chapo thuhet se ka fituar gjatë karrierës së tij kriminale gjatë dekadave, sipas dokumenteve gjyqësore të Qarkut të SHBA-ve në Nju Jork.

Gjithsesi, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ekziston një debat i vazhdueshëm për vlerën e pasurisë së Guzmanit.

Alejandro Hope, një ekspert i sigurisë në Mexico City, tha se miliardat janë vetëm një supozim.

Cilado qoftë madhësia e aseteve të El Chapo, Meksika po kërkon të tërheqë shumicën dërrmuese të tyre për vete – jo t’i dorëzojë ato në një gjykatë amerikane.

“Pjesa më e madhe e ndonjë prej pasurive të tij të konfiskuara, me të drejtë – me ligj dhe marrëveshje – i përkasin Meksikës. Ata nuk kanë gjasa të gjejnë më shumë – sigurisht jo 14 miliardë dollarë. Meksika nuk do të pajtohet kurrë [për dorëzimin e aseteve]”, ka thënë Bruce Bagley, një ekspert për kartelet e drogës së Meksikës në Universitetin e Miamit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori