Pasuesi i Guardiolas nënshkruan kontratë trevjeçare me Man Cityn

Trajneri italian, Enzo Maresca thuhet ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare për t'u bërë trajneri i ri i Manchester Cityt.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja e lidh ish-trajnerin 46-vjeçar të Chelseat me klubin anglez në fuqi deri në qershor të vitit 2029.
Maresca pritet të zëvendësojë Pep Guardiolën në stadiumin Etihad. Romano raporton se trajneri italian është tashmë shumë i përfshirë në formësimin e strategjisë së ardhshme të Manchester Cityt për tregun e transferimeve.
🚨 Enzo Maresca has already signed a three year deal as Manchester City new manager.
Agreement until June 2029 and new chapter to start soon at #MCFC, with Maresca fully involved in the transfer strategy.
Here we go, 100% confirmed. 💙🆕 pic.twitter.com/e4RsMLTKcy
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 26, 2026
Emërimi vjen në një kohë vendimtare për Manchester Cityn. Pas një sezoni shumë konkurrues vendas, City e përfundoi sezonin 2025/26 të Ligës Premier në vendin e dytë me 84 pikë, duke ia humbur për pak titullin Arsenalit.
Vlen të theksohet se Maresca më parë ishte pjesë e Cityt si ndihmës trajner i Guardiolës dhe e njeh mjaft mirë mentalitetin e klubit nga Etihad. /Telegrafi/









































