Pastrimi i hapësirave publike në Prishtinë, fokus te gjethet e vjeshtës dhe mirëmbajtja e pemëve

Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi po vazhdon me intensitet pastrimin e hapësirave publike dhe grumbullimin e mbeturinave në lagjet e kryeqytetit.
Sipas njoftimit të kompanisë, aktivitetet ditore përfshijnë pastrimin e gjetheve të vjeshtës, mirëmbajtjen e pemëve dhe boshatisjen e kontejnerëve, duke kontribuar në mbajtjen e qytetit të pastër dhe të rregullt.
Kjo punë e përditshme është pjesë e angazhimeve të kompanisë për ofrimin e shërbimeve të cilësisë dhe përmirësimin e kushteve në hapësirat publike për qytetarët e Prishtinës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































