LAJMI I FUNDIT:

“Pastrimi” dhuron gjak

“Pastrimi” dhuron gjak

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, sot organizon dhurimin vullnetar të gjakut.

Ky aksion  humanitar bëhet në 60 vjetorin e themelimit të Kompanisë “Pastrimi”.


Stafi i Kompanisë “Pastrimi”, nga shtatë njësitë operuese ku kryejnë shërbim, në mënyre vullnetare do t’i përgjigjen kësaj nisme humanitare në ndihmë të atyre që kanë nevojë për gjak.

Ky aksion human do të vazhdojë edhe në të ardhmen në bashkëpunim me  Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e gjakut.