LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e coronavirusit, anijet transportuese çmontohen në portin e Turqisë – shkatërrohet industria multi-miliardëshe

Pasojat e coronavirusit, anijet transportuese çmontohen në portin e Turqisë – shkatërrohet industria multi-miliardëshe

Anijet për transportimin e mallrave që lundronin nga Britania e Madhe drejt SHBA-ve, po çmontohen për hekur në një port të Turqisë, pasi pandemia e coronavirusit ka shkaktuar krizë në industrinë multi-miliardëshe.

Bëhet fjalë për “varrezën” e anijeve në portin Aliaga, qytezë kjo 30 milje në veri të Izmirit, ku punëtorët janë fotografuar nga ajri me dron duke çmontuar anijet gjigante, transmeton Telegrafi.


Në mars të këtij viti, autoritetet amerikane ndaluan lundrimin e tyre me qëllim që të parandalohet përhapja e mëtejme e coronavirusit, ku këtë shembull e kanë ndjekur edhe shumë shtete tjera si Britania e Madhe.

E një nga pesë anijet gjigante që u çmontua edhe Carnival Cruise Line, e cila ishte shfrytëzuar për lundrime në vende të ndryshme të botës që nga vitit 1990. /Telegrafi/