LAJMI I FUNDIT:

Pasi u arrestua nga autoritetet turke, foli për të gjitha sekretet e militantëve – gruaja e Baghdadit zbuloi shumë informacione për ISIS-in  

Pasi u arrestua nga autoritetet turke, foli për të gjitha sekretet e militantëve – gruaja e Baghdadit zbuloi shumë informacione për ISIS-in  

Gruaja e liderit të vrarë të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi, ka zbuluar “informacione për punën e brendshme” të grupit xhihadist pasi ishte kapur gjatë vitit të kaluar, ka njoftuar një zyrtar i qeverisë turke.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gruaja e liderit të vrarë ka identifikuar veten si Rania Mahmud, por në fakt ajo është Asma Favzi Mohammad Al Kubasi, transmeton Telegrafi.


Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit
Lexo po ashtu Helikopterë, raketa e plumba të kalibrave të ndryshëm, Pentagoni publikon pamjet e operacionit ushtarak për kapjen e Baghdadit

Ajo u tha autoriteteve turke se është “gruaja e parë” e Baghdadit, që është vrarë gjatë një sulmi të planifikuar mirë nga ushtria amerikane.

Siç raporton AP, Baghdadi kishte katër gra, kurse mediat raportojnë se gruaja e tij ishte arrestuar më 2 qershor të vitit të kaluar në provincën turke Hata në afërsi të kufirit me Sirinë, së bashku me 10 persona tjerë, përfshirë të bijën e Baghdadit që është identifikuar si Leila Jaber.

Megjithatë lidhja familjare e tyre është konfirmuar falë mostrës së ADN-së, që kishin arritur ta sigurojnë autoritetet irakiane.

"Thesari" i fshehur i ISIS-it, njëri nga njerëzit e besueshëm të Baghdadit pranon se kishin "varrosur" 25 milionë dollarë në shkretëtirën e Irakut
Lexo po ashtu "Thesari" i fshehur i ISIS-it, njëri nga njerëzit e besueshëm të Baghdadit pranon se kishin "varrosur" 25 milionë dollarë në shkretëtirën e Irakut

“Kemi zbuluar identitetin e saj të vërtetë dhe atë shumë shpejtë. Në atë moment ajo vullnetarisht pranoi të japë informacione për Baghdadin dhe sistemin që funksionon brenda ISIS-it. Kemi konfirmuar shumë gjëra që tashmë i kemi ditur. Gjithashtu kemi marrë informacione të reja që kanë quar në arrestimin e disa personave”, ka shtuar ky zyrtar.

Gjatë një interviste dhënë për CBS News, ky zyrtar i lartë turk ka thënë se të arrestuarit po mbahen në qendrën e deportimit në Turqi. Në anën tjetër presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të enjten për herë të parë që Al Kubasi është arrestuar.

Përfundoi si Osama Bin Ladeni, ushtria amerikane varros trupin e Baghdadit në det
Lexo po ashtu Përfundoi si Osama Bin Ladeni, ushtria amerikane varros trupin e Baghdadit në det

“Kemi zënë gruan e tij – këtë e kam thënë sot për herë të parë – por nuk kemi dashur t’i japim shumë pompozitet kësaj çështje”, ka shtuar Erdogan, duke pranuar se kanë arrestuar edhe motrën dhe dhëndrin e Baghdadit.

Dy ditë më parë në një aksion për bastisje nga forcat turke të sigurisë në veriperëndim të Sirisë është arrestuar motra e madhe e liderit të vrarë të ISIS-it, kurse zyrtarët besojnë se ajo mund të ofroj informacione shumë të rëndësishme për këtë organizatë terroriste. Mediat raportojnë se pak dihet për motrën e Baghdadit e njohur si Rasmie Avad, 65-vjeçe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori