Dua Lipa po e shijon pafund qëndrimin në Javën e Modës në Milano, pasi në natën e parë të sfilatës së “Versace”-s ajo ishte ylli i mbrëmjes.

26-vjeçarja bëri hapjen dhe mbylljen e sfilatës të markës së njohur të Donatella Versace, ndërsa njëkohësisht është edhe imazhi kryesore i markës.


Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore ishte e pranishme edhe në natën e dytë të eventit të modës nga “Fendi x Versace”, teksa ka ndarë imazhe nga festa e organizuar pas pasarelës.

dualipa 243302781 3092811344297462 5952139099076994320 n 1 Foto: Dua Lipa/Instagram

E veshur me një fustan elegant dhe të tejdukshëm “Fendi””, ylli i hitit “Physical” shkëlqente në mesin e miqve të saj.

dualipa 242906003 187125260218225 7694643961784788372 n Foto: Dua Lipa/Instagram

“Duke e ndjerë Javën e Modës”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve, ku shihet se po argëtohej pas angazhimeve.

dualipa 242910271 1182256675596695 1507710691644903878 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndryshe, Dua së fundi ka bërë të ditur data e turneut të ri botëror në Amerikë, Australi dhe Zelandën e Re, që nisë në fillim të vitit 2022.

dualipa 242859814 162524809382756 7841247928115534207 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Po ashtu, kohëve të fundit artistja nga Kosova ka filluar xhirimet e filmit të saj të parë në karrierë. /Telegrafi/

dualipa 242922055 249827997067138 8281170950152403741 n Foto: Dua Lipa/Instagram