LAJMI I FUNDIT:

Pasi me profesion është mjek, kryeministri i Irlandës përveç punëve në qeveri – një ditë në javë do të ndihmojë kolegët në luftën kundër COVID-19

Pasi me profesion është mjek, kryeministri i Irlandës përveç punëve në qeveri – një ditë në javë do të ndihmojë kolegët në luftën kundër COVID-19

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, është shprehur i gatshëm që njëherë në javë të punojë si mjek për të ndihmuar kolegët e tij ta luftojnë përhapjen e pandemisë së coronavirusit, duke u dalë në ndihmë qytetarëve, raporton The Guardian.

Para se t’i futej politikës, Varadkar ka punuar si mjek i përgjithshëm, e duke parë se pandemia e COVID-19 po përhapet me shpejtësi të madhe, ka vendosur që përpos punës në krye të vendit të punojë një ditë në javë si mjek, transmeton Telegrafi.


“Dr Varadkar i është bashkuar ekipit mjekësor gjatë muajit të kaluar. Ai është shprehur i gatshëm të ndihmojë kolegët e tij në një ditë të javës, ku do të punojë si mjek”, ka deklaruar për The Guardian zëdhënësi i tij.

Deri më tani në Irlandë janë konfirmuar 5 mijë raste me COVID-19, derisa 158 tjerë nuk i kanë mbijetuar infeksioneve të coronavirusit. /Telegrafi/