LAJMI I FUNDIT:

Pasi Irani shfaqi “nëntë lloje të raketave, të afta të godasin Izraelin”, vjen reagimi i Tel Avivit

Pasi Irani shfaqi “nëntë lloje të raketave, të afta të godasin Izraelin”, vjen reagimi i Tel Avivit

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit tha të dielën se vendi ishte i gatshëm të përballej me çdo skenar pasi Irani kërcënoi se do të hakmerrej për vrasjen e gjeneralëve iranianë më 1 prill.

Një zyrtar iranian tha të dielën se ambasadat izraelite nuk ishin të sigurta dhe një agjenci “gjysmë zyrtare” e lajmeve publikoi një grafik që tregonte armët që sipas saj do të ishin të afta për të goditur Izraelin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Zyra e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant bëri deklaratën për gatishmërinë pasi ai mbajti një takim për “vlerësim të situatës operacionale” me oficerë të lartë ushtarakë.

“Pas përfundimit të vlerësimit, ministri Gallant theksoi se struktura e mbrojtjes ka përfunduar përgatitjet për përgjigje në rast të ndonjë skenari që mund të zhvillohet përballë Iranit”, tha zyra e tij.

Irani ka kërcënuar se do t’i përgjigjet një sulmi të dyshuar izraelit në Damask që vrau shtatë anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane, mes tyre një komandant të lartë.

Një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, Yahya Rahim Safavi, tha të dielën se asnjë nga ambasadat e Izraelit nuk ishte më e sigurt dhe se Teherani e sheh konfrontimin me Izraelin si një “të drejtë legjitime dhe ligjore”.

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA publikoi një grafik të dielën që tha se shfaqte nëntë lloje të ndryshme të raketave iraniane që thotë se janë të afta të godasin Izraelin.

Ndryshe, Izraeli nuk e ka konfirmuar se qëndron pas sulmit në Damask.

Por udhëheqësit e tij kanë thënë në terma më të përgjithshëm se ata po operojnë kundër Iranit, i cili mbështet grupet militante Hamas në Gaza dhe Hezbollahun në Liban, të cilët të dy kanë qenë në luftime me Izraelin për gjashtë muajt e fundit.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu në gatishmëri të lartë dhe përgatiten për një sulm të mundshëm nga Irani që synon asetet izraelite ose amerikane në rajon. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori