Pasi e mposhti Messin për çmimin lojtari i shekullit, Ronaldo: Vetëm talenti nuk mjafton

Cristiano Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit të shekullit nga Globe Soccer Awards, duke mposhtur kështu Lionel Messin dhe Mohamed Salahun.
Ylli portugez e mori çmimin prestigjioz në Dubai, për të arritura që i ka nga vitit 2001 deri në vitin 2020 në futboll.
Për këtë të arritur, Ronaldo është shprehur shumë i lumtur, derisa ka bërë të ditur se për të arritur gjëra të mëdha, vetëm talenti nuk mjafton.
"Nuk mund të jem më i lumtur me çmimin që pranova sonte! Derisa jam afër të festojë vitin tim të 20-të në karrierë si futbollistë profesionist, Lojtari i Shekullit i Globe Soccer Awards është diçka që më tregon për krenarinë dhe kënaqësinë", ka thënë 35-vjeçari.
"Për të arritur këto gjëra, nuk ju mjafton vetëm talenti, por duhet të punoni fort që të arrin majat e suksesit", ka shtuar më tej ai.






















































