LAJMI I FUNDIT:

Pasi e kupton se pilula që i kishte mbetur në bark ishte me kokainë dhe nuk do të mbijeton, braziliania i dërgon video lamtumirëse miqve dhe familjarëve (Video)

Pasi e kupton se pilula që i kishte mbetur në bark ishte me kokainë dhe nuk do të mbijeton, braziliania i dërgon video lamtumirëse miqve dhe familjarëve (Video)

Një nënë nga Brazili ka realizuar një video lamtumirëse për familjarët, pasi pilulën me kokainë që ishte munduar ta kontrabandoj i kishte mbetur në bark, duke i shkaktuar mbidozë.

Deyse Ricarte, 28-vjeçe, po transportonte 71 gramë të kokainës nga Brazili në Portugali që e kishte fshehur në pelet, dhe një nga pilulat me kokainë i kishte shpërthyer në bark.

E kapluar nga paniku, Ricarte, që ka një djalë 11-vjeç kishte bërë një video nga dhoma e hotelit në Lisbonë, të cilën ua kishte dërguar miqve me qëllim që ata t’i informojnë familjarët e saj se ajo po vdes. Në video ajo shihet duke mbajtur me dorë gjoksin, dhe mezi arrinte të merrte frymë.

“Mendoni se fytyra ime është e ënjtur apo është normal?”, dëgjohet ajo duke pyetur para objektivit të kamerës.

“Mendoj se do të vdes miqtë e mi. Oh Zot, më ndihmo. Miqtë e mi bisedoni me nënën time, dhe i tregoni se e dua shumë së bashku me babanë. Nuk do t’ia dalë. Zot më ndihmo”, ka shtuar ajo.

Ajo madje ua dërgoi fotografinë e kartëvizitës së hotelit, me qëllim që të mund ta gjejnë. Për fat të keq një ditë më vonë është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit në Sao Pedro.

Policia beson se ajo ishte pajtuar që ta kontrabandoj drogën për 2,350 funte, ndërkaq Ricarde kishte folur edhe me të dashurin në Brazil me të cilin bashkëjetonte.

Miqtë dhe familjarët që nuk kanë pranuar t’ju zbulohet identiteti, kanë pranuar se kishte biseduar me të dashurin për plotë dy orë derisa kishte dhënë frymën e fundit, dhe ishte rrëzuar në tokë pa shenja jete.

Raporti i autopsisë i siguruar nga autoritetet portugeze, ka zbuluar se në barkun e saj është gjetur një substancë narkotike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori