LAJMI I FUNDIT:

Pasi e kuptoi se i janë ngrirë llogaritë bankare, pakistanezja la në gjysmë ndërhyrjen estetike – buzët i mbetën gjysmë të fryra

Pasi e kuptoi se i janë ngrirë llogaritë bankare, pakistanezja la në gjysmë ndërhyrjen estetike – buzët i mbetën gjysmë të fryra

Një grua është bërë hit në internet pas publikimit të një videoje në TikTok, ku buzët e saj ishin gjysmë të fryra e arsyeja për këtë i ka bërë përdoruesit e kësaj platforme të qeshin me lot.

Hareem Shah që ka 6.5 milionë ndjekës, ka shpjeguar situatën e pakëndshme që tashmë është bërë virale, transmeton Telegrafi.


Gruaja nga Pakistani tregoi se është detyruar ta lë në gjysmë procesin e fryrjes së buzëve, kur një telefonatë ia bëri me dije se kanë filluar hetimet ndaj saj për shpëlarje parash.

Duke folur në Urdu por që është përkthyer nga India Today, ajo tha: “Tani jam në Britani të Madhe. Sot shkova të mjeku për të fryrë buzët”.

“Mjeku sapo kishte filluar me injektim në njërën anë të buzës, kur pranova një telefonatë nga e cila u informova se agjencia federale pakistaneze ka ngrirë llogaritë e mia bankare”, tha Shah.

Kështu vendosi që procesin e fryrjes së buzëve ta lë në gjysmë, për shkak të kostos së lartë dhe nuk kishte mundësi të paguante për shërbimet e kryera – kjo pasi i ishin ngrirë llogaritë bankare nga autoritetet pakistaneze.

Agjencia federale e hetimeve në Pakistan, filloi hetimet për shpëlarje parash kundër yllit të TikTokut, e cila më 12 janar pati publikuar video të ndryshme ku shihej me grumbuj parash. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Kalo në kategori