LAJMI I FUNDIT:

Pashkët, shqiptarët urojnë bashkëqytetarët (Video)

Pashkët, shqiptarët urojnë bashkëqytetarët (Video)

Me thyerjen e vezëve dhe ngritjen e gotave banorët myslimanë dhe ortodoksë të Komunës Sopishtë festuan Pashkët. Familjet e Zoran Simonovskit dhe Tomisllav Aleksovskit ishin mikpritësit e banorëve mysliman të fshatit Sveta Petkë dhe Çiflik, ku këta të fundit vizituan me rastin e Pashkëve. Siç thonë banorët, kjo traditë dikur realizohej me prezencë më të madhe të banorëve por kohët e fundit për shkak të situatës politike e njëjta realizohet me vizita individuale nëpër familje, njofton Alsat M.

Ka disa njerëz që janë aq shumë të entuziazmuar pas partive politike që ndikon në sjelljen tij, në bisedën me personat e tjerë, por me ata njerëz mund edhe mos të komunikohet. Kjo është shumë bukur. Njeriu nëse është i mirë atëherë me të mirë duhet t’ia kthejmë, nëse jam njeri i keq askush nuk do të më vlerësoj. Unë kam miq edhe nga Studeniçani, Zelenikova, Morana dhe Koliçani. Takohemi, flasim në telefon, për festa urojmë njëri tjetrin – tha Zoran Simonovski, Rakotincë.


Kjo traditë duhet të vazhdojë, ne njihemi kohë të gjatë, e respektojmë njëri tjetrin. Sot kemi festë, ata vijnë dhe na urojnë, kur është festa e tyre e Bajramit ne i vizitojmë ata dhe u urojmë. Pavarësisht festave, ne takohemi shpesh, shtëpia ime është e hapur gjithmonë për ata,edhe në 12 të natës të vijnë, nëse kanë ndonjë nevojë ne do ti shërbejmë – tha Tomisllav Aleksovski, F. Rakotincë.

Mysafirët nga Sveta Petka dhe Çiflku thonë se këtë traditë e kishin realizuar edhe gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre. Madje,ata thonë se kriza politike në vend nuk duhet të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike.

Dëshirojmë të jetojmë së bashku këtu dhe nuk dëshirojmë ti prishim marrëdhëniet për shkak të politikave të dikujt në Maqedoni. T’u tregojmë qytetarëve në Maqedoni që ne vërtet dëshirojmë të bashkëjetojmë këtu edhe jetojmë. Rahatllëkun që mund të na prish është politika e kjo politika duhet të largohet pak, mos të nxit se nuk është mirë për qytetarët dhe fëmijët tanë – tha Mazllam Latifi, f. Svetapetkë.

Na kanë uruar për çdo vjet, për çdo Bajram, na kanë ardhur, ky e ka emrin Tome ky e ka Zoran, ai tjetri Ili, janë mbledh disa vetë, jo që kanë ardhur për të ngrënë ose për të pi, kanë ardhur një nder të na bëjnë. Prandaj, e mira duhet të kthehet me të mirë sa të mundemi – tha Nazmi Muharremi, f.Svetapetkë.

Në tavolinën festive të familjeve mikpritëse ishin vendosur ushqime ëmbëlsira të llojllojshme ndërsa më kryesorja ishte shporta e mbushur me vezë të kuqe. Ngjyra e kuqe e vezës së Pashkës përfaqëson gjakun e Krishtit, ndërsa lëvozhga e fortë e vezës së zier përfaqëson varrin e Krishtit. Tradita e përplasjes dhe thyerjes së vezës, nënkupton hapjen e varrit dhe ringjalljen e Jezu Krishtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori