Ky është momenti dramatik kur një pasagjer vrapoi në pistë në aeroportin e Melburnit dhe u përpoq të “sulmonte” një aeroplan për shkak se kishte arritur me vonesë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për skenat e jashtëzakonshme në të cilat burri u përpoq të futej në një aeroplan i cili priste të nisej.


Ai ishte parë nga dëshmitarët duke bërë hapat drejt aeroplanit, para se të përpiqej të hapte derën, në një shkelje masive të sigurisë.

Screenshot 2 9

Gjithsesi, burri me mjekër dhe tatuazh, i cili mbante një triko të errët, u kthye përmes aeroportit.

Bëhet e ditur se aeroplani nuk po udhëtonte drejt destinacionit për të cilin ishte nisur pasagjeri në fjalë. /Telegrafi/