LAJMI I FUNDIT:

Pas zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, policia jep detaje

Pas zjarrit në Klinikën e Psikiatrisë, policia jep detaje
Foto: Ilustrim

Një person mbeti i vdekur ndërsa një femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e zjarrit të shkaktuar në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasoj  e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë.


Ndërkaq, prokurori i Shtetit rastin e ka cilësuar se “zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Është raportuar se në klinikën e psikiatrisë  një nga dhomat e izolimit është përfshi nga zjarri dhe si pasojë një pacient, viktima mashkull  kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku, ndërsa lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare e cila është duke u trajtuar në qendrën emergjente të QKUK-së.  Si pasoj  e tymit ndihmë dhe tretman mjekësor kanë pranuar edhe pesë persona personel mjekësor repartit të psikiatrisë”, thuhet në raport.

Tutje në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësi,  eksperti i zjarreve dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori