LAJMI I FUNDIT:

Hasani: Kryeministrit i takojnë kompetencat për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë (Video)

Hasani: Kryeministrit i takojnë kompetencat për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë (Video)

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se Kryeministri i ka kompetencat për të nënshkruar ndonjë marrëveshje të mundshme me Serbinë.

Hasani, në një intervistë për “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë ka thënë se Ekipi Negociator asnjëherë nuk ka qenë i nevojshëm.


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Ekipit Negociator është bazuar në një vendim të vitit 2014 i njohur në publik si rasti i “VLAN”.

Ai ka thënë se çdo hap i ekipit negociator do të shpallej jo kushtetues dhe çdo marrëveshje e mundshme që do të arrihej me Serbinë nga ky ekip do të anulohej.

Hasani ka thënë se edhe Presidenti nuk ka të drejtë ta përfaqësoj Kosovën në dialog, pasi Kushtetuta e Kosovës këtë rol ia jep ekzekutivit.

“Kushtetuta jonë është kushtetutë e një vendi që ka demokraci parlamentare. Parlamenti ynë është zinxhiri legjitimues i të gjitha institucioneve tjera shtetërore direkt apo jo”.

“…Ekzekutivi është ai që propozon dhe ekzekuton kurse Kuvendi mbikëqyr politikën e brendshme dhe të jashtme. Kjo është e çartë në Kushtetutë si loti dhe nuk mundet ky rol t’i jepet edhe shefit të shtetit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur se kush do ta nënshkruante një marrëveshje të mundshme me Serbinë pas vendimit të Kushtetueses, Hasani ka thënë se kjo punë është shprehur shumë çartë në Kushtetutë.

“Shefi i ekzekutivit propozon dhe ekzekuton politikën e jashtme. Ai duhet t’i propozojë Kuvendit politikën e jashtme dhe në bashkëpunim me Kuvendin diskutojnë çështjen e dialogut me Serbinë dhe kur janë në pyetje çështje të sovranitetit nuk është nevoja për bartje të kompetencave të ndonjë delegacioni pasi Kryeministri në bashkëpunim me Kuvendin merr mandatin për atë marrëveshje”, tha ndër të tjera Enver Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori