LAJMI I FUNDIT:

Pas thirrjes nga Amerika, analistët kërkojnë pezullim të taksës – por me kushte

Pas thirrjes nga Amerika, analistët kërkojnë pezullim të taksës – por me kushte

Ambasada amerikane në Kosovë, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të taksës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

“Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqes dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovës.


Pas kësaj thirrje të Ambasadës amerikane, analistët po vlerësojnë se Qeveria e Kosovës duhet të reflektojë.

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se qeveria duhet të vendos për pezullimin e taksës, por me disa kushte.

Sipas tij, pastaj do të duhej të pritej se çfarë veprime do të ndërmarrë Serbia, dhe të sigurohet një marrëveshje për njohje nga shteti serb.

“Dialogun e ka kushtëzuar Beogradi e jo Prishtina. Taksa është vendosur për arsye tjera. Por nëse kërkohet të pezullohet taksa për shkak se rrezikohen raportet me Ameriknë, institucionet duhet ta pezullojnë por me një afat të caktuar, dhe me pritje të qarta se çfarë do të bëjë Serbia. Mund të jetë pezullim 90 ditësh dhe të krijohet listë e gjërave çka duhet të bëjë Serbia. Dhe çdo gjë të përfundojë me garanci për njohje apo reciprocitet”, deklaroi Mushkolaj.

SHBA me deklaratë: Pezullojeni taksën dhe bashkohuni në dialog, në të kundertën marrëdhëniet tona do të zbehen
Lexo po ashtu SHBA me deklaratë: Pezullojeni taksën dhe bashkohuni në dialog, në të kundertën marrëdhëniet tona do të zbehen

Sipas tij, Amerika nuk është e interesuar të tërhiqet taksa, dhe të dëmtohet Kosova.

“Ish dashtë me reflektu, që të shihet se çfarë është arritur deri tash. Pra të pezullohet në një afat të caktuar, dhe me pritje çfarë duhet të bëhet. Edhe Amerika nuk janë të interesuar të hiqet taksa dhe të dëmtohet Kosova”, tha Mushkolaj.

Reflektim nga institucionet e Kosovës po pret edhe analisti tjetër politik, Ramush Tahiri.

Tahiri ka thënë për Telegrafin se institucionet e Kosovës duhet ta dëgjojnë Amerikën, në mënyrë që të tregohen parimore.

“Institucionet e Kosovës duhet me dëgju Amerikën, jo pse janë servilë, por se janë parimorë. Në momentin që ne bijmë në konflikt me Amerikën dhe politikat e saj, jemi shtet i keq”, ka thënë Tahiri.

Por sipas Tahirit, duke parë deklaratat nga Haradinaj e Enver Hoxhaj se mund të ketë masa tjera, Qeveria edhe mund të mos heq dorë nga taksa.

“Ajo që ma merr mendja është se do të jetë këto ditë, Kosova nuk do ta tërheq taksën sepse Enver Hoxhaj po thotë se kemi ide kreative tjera kundër Serbisë. Ne do të kemi sanksione, sepse Amerika është demokraci e madhe, dhe BE-ja nuk ka ndodhë asnjëherë që me i tërheq propozimet e veta”, ka thënë Ramush Tahiri.

Ndryshe edhe në konferencën e sotme për media, Ramush Haradinaj u shpreh i bindur se taksa nuk hiqet derisa të ketë garanci për njohje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori