LAJMI I FUNDIT:

Pas tetë viteve luftë, SHBA, Izraeli dhe Rusia arrijnë marrëveshje për Sirinë (Foto/Video)

Pas tetë viteve luftë, SHBA, Izraeli dhe Rusia arrijnë marrëveshje për Sirinë (Foto/Video)

SHBA, Izraeli dhe Rusia kanë arritur marrëveshje rreth shumicës së çështjeve sa i përket zgjidhjes së krizës në Siri, ka njoftuar Sekretari për Siguri i Rusisë, Nikolai Patrushev.

Ai është takuar me ndihmësin e presidentit amerikan për Siguri Nacionale, John Bolton dhe shefin e Këshillit për Siguri Nacionale të Izraelit, Meiro Ben Shabatin, transmeton Telegrafi.


“Jemi pajtuar rreth shumicës së pyetjeve dhe rreth asaj se si dëshmojmë ta shohim në fund Sirinë”, ka shtuar Patrushev.

Sipas tij, terrorizmi mbetet një nga problemet kryesore në Siri, kurse provokimet në Lindjen e Mesme janë të vërteta, dhe për këtë arsye duhet ballafaquar me këtë.

“Pajtohemi plotësisht me mendimin e kryeministrit Netanayahu se si duhet të jetë Siria pas aksioneve tona – e qetë dhe e sigurtë. Dua të shtoj se duhet siguruar sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial i Sirisë”, ka shtuar Patrushev.

Sekretari i Këshillit për Siguri i Rusisë, ka deklaruar se numri i terroristëve në Siri dhe Irak është dukshëm më i vogël, falë ndihmës së SHBA-së.

Patrushev, Bolton dhe Ben-Shabat gjithashtu kanë diskutuar për raportet mes SHBA-së dhe Iranit dhe rreth gjithë asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme, dhe asaj se si do të ndikojë në njërën nga luftërat më të përgjakshme që po zgjat tash e tetë vite – lufta në Siri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori