LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit terrorist në Banjskë, Veseli: Në veri mund të ketë hakmarrje

Pas sulmit terrorist në Banjskë, Veseli: Në veri mund të ketë hakmarrje

Ish ushtaraku i FSK-së, koloneli Afrim Veseli, u shpreh se situata e sigurisë në veri të vendit mund të përkeqësohet.

Veseli tha se pas sulmit terrorist më 24 shtator në veri, Serbia mund të hakmerret pasi mori disfatë të thellë.


“Pas sulmit terrorist nga ana e Serbisë duket se kemi qetësi relative, e brishtë. Në çdo rast situata mund të përkeqësohet. Nuk besojmë që Kosova e ka zgjidhur situatën e sigurisë në veri. Ata pas disfatës që pësuan më 24 shtator, kanë kaluar në një heshtje apo qetësi, që nënkupton për ata që marrin vesh nga siguria, që ata po përgatiten për diçka”.

“Heshtja është një përgatitje e tyre për një hakmarrje, siç e kanë në doktrinat e tyre ushtarake”, tha ai, për RTV Dukagjini.

Sipas tij, siguria është e brishtë në tërë Ballkanin Perëndimor. /Dukagjini/