LAJMI I FUNDIT:

Pas sulmit në Zelandë të Re, Policia e Kosovës shton masat e sigurisë

Pas sulmit në Zelandë të Re, Policia e Kosovës shton masat e sigurisë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë, pas sulmit që ndodhi në Zelandë të Re.

Ai ka thënë se pas çdo sulmi që ndodhë në botë, Policia rrit masat e sigurisë.


“Janë masa të zakonshme që i marrim pas çdo sulmi që ndodh në botë. Kjo është për arsye që të rritet siguria”, ka theksuar Qalaj.

Të gjitha lajmet rreth sulmit në Zelandë të Re
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmit në Zelandë të Re

Ndërsa në sulmin që ndodhi në Zelandë të Re, janë vrarë 49 persona dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Autori i cili dyshohet të ketë kryer sulmet në dy xhami në Zelandë të Re, është australiani 28-vjecar  Brend Tarrant.

Ai para sulmit kishte publikuar një manifest prej 73 faqeve, ku kishte shkruar  se përse kishte përzgjedhur xhamitë në këtë qytet të Zelandës së Re, dhe si ishte frymëzuar nga autori i masakrës në Norvegji, Andres Breivik, që në vitin 2011 vrau 77 persona që kryesisht ishin fëmijë.

Tarrant është arrestuar nga policia e Zelandës, pak minuta pasi kreu sulmin e tij të cilin ai e publiko live në faqen e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Lajme
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës

Lajme
Kalo në kategori