LAJMI I FUNDIT:

Pas më shumë se një dekadë, Netanyahu braktis rezidencën e kryeministrit

Pas më shumë se një dekadë, Netanyahu braktis rezidencën e kryeministrit

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me familjen e tij ka braktisur rezidencën në Jerusalem, brenda të cilës jetoi 12 vite.

Zëdhënësi i rezidencës ka thënë se familja e Netanyahu ka konfirmuar se ka dalë nga rezidenca, duke shtuar se një gjë e tillë ka ndodhur pak orë pas mesnatës, transmeton Telegrafi.


Kamionë për rilokim janë parë para rezidencës në fillim të kësaj jave, kurse të premten mediat e atjeshme kanë raportuar se disa mjete motorike janë parë duke u larguar nga rezidenca, dhe se sipas të gjitha gjasave ishin mjetet që i përkisnin eskortës së Netanyahut.

Largimi i Netanyahut nga rezidenca ka pasuar një muaj pasi që u rrëzua nga pushteti, pasi u arrit një marrëveshje me kryeministrin e ri Naftali Benett.

Dikur për rilokim nevojiteshin pak ditë, por rasti i familjes Netanyahu ishte ndryshe – atyre iu deshën disa javë për ta bërë këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori