LAJMI I FUNDIT:

Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran – të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Pas shpërthimit të fuqishëm në Iran – të paktën tetë të vdekur dhe 750 të plagosur

Më shumë se 750 persona janë plagosur në një shpërthim në portin e qytetit jugor iranian Bandar Abbas, njoftuan mediat shtetërore iraniane. Sipas të dhënave të fundit, tetë persona kanë humbur jetën.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur Irani kishte nisur raundin e tretë të bisedimeve me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor. Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë, por dyshohet se është shkaktuar nga materiale kimike.

“Shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i disa konteinerëve në dokun e portit Shahid Rajai. Aktualisht po analizojmë situatën dhe po transportojmë të plagosurit në qendrat mjekësore,” tha një zyrtar lokal për menaxhimin e krizave për televizionin shtetëror.


Agjencia njoftoi se janë plagosur mbi 700 persona, ndërsa më herët televizioni iranian kishte raportuar se “qindra janë dërguar në qendrat mjekësore”.

Agjencia gjysmëzyrtare Tasnim bëri të ditur se aktivitetet në port janë pezulluar për të shuar zjarrin dhe, duke pasur parasysh numrin e madh të punëtorëve të portit, “shumë persona janë ndoshta të plagosur ose kanë humbur jetën” në incident.

Mbi 400 të lënduar nga një shpërthim i madh në një port iranian të naftës - detaje dhe pamje
Lexo po ashtu Mbi 400 të lënduar nga një shpërthim i madh në një port iranian të naftës - detaje dhe pamje

Për shkak të shpërthimit, janë thyer xhamat e dritareve në një rreze prej disa kilometrash, raportuan mediat iraniane.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë një re në formë kërpudhe që u formua mbi port pas shpërthimit.

Në vitin 2020, kompjuterët e këtij porti ishin objekt i një sulmi kibernetik. Sipas Washington Post, për këtë sulm besohet të ketë qenë përgjegjës Izraeli, në kuadër të një kundërpërgjigjeje ndaj një sulmi kibernetik iranian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë dua vetëm bukë", videoja e të moshuarit palestinez tërheq vëmendjen e mbarë botës - tregon se si fëmijët i janë vrarë në luftë

Azia

"A mund të keni pak mëshirë", shefi i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndal sulmet në Gaza

Azia
Hakohen të dhënat e mbi 60 anëtarëve të administratës Trump - hakeri pretendon se iu deshën më pak se 20 minuta

Hakohen të dhënat e mbi 60 anëtarëve të administratës Trump - hakeri pretendon se iu deshën më pak se 20 minuta

Amerika
Përvjetori i ushtrisë dhe ditëlindja e Trumpit, Amerika përgatitet për një paradë të madhe ushtarake

Përvjetori i ushtrisë dhe ditëlindja e Trumpit, Amerika përgatitet për një paradë të madhe ushtarake

Amerika
Përmbytje katastrofike, për tri ditë ra shi sa për katër muaj në Australi - publikohen pamje

Përmbytje katastrofike, për tri ditë ra shi sa për katër muaj në Australi - publikohen pamje

Australia
Trump ndalon Harvardin të pranojë studentë të huaj

Trump ndalon Harvardin të pranojë studentë të huaj

Amerika
Kalo në kategori