LAJMI I FUNDIT:

Pas sanksionimit të Çavarit dhe Sheraniqit, reagon Blinken: Etnonacionalistët nuk mund të kompromentojnë të ardhmen e Bosnjës

Pas sanksionimit të Çavarit dhe Sheraniqit, reagon Blinken: Etnonacionalistët nuk mund të kompromentojnë të ardhmen e Bosnjës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është deklaruar pasi që Shtetet e Bashkuara sanksionuan presidentin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Marinko Çavar (HDZ) dhe ministrin e Shëndetësisë së Republika Srpska, Alen Sheraniq, (SNSD).

“Partitë etnonacionaliste nuk mund të kompromentojnë të ardhmen e Bosnjës e Hercegovinës në dëm të qytetarëve të saj. Sekretari i Financave të SHBA-ve, sot ka sanksionuar dy zyrtarë që shkelën marrëveshjen e Dejtonit dhe proceset demokratike në Bosnje”, ka porositur Blinken, transmeton Telegrafi.


Shtetet e Bashkuara fusin në listë të zezë Marinko Çavarin dhe Alen Sheraniqin nga Bosnja
Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara fusin në listë të zezë Marinko Çavarin dhe Alen Sheraniqin nga Bosnja

Kujtojmë që arsyeja pse Çavar është sanksionuar është theksuar se amerikanët e konsiderojnë përgjegjës për bllokimin e funksionimit të Federatës së Bosnjës. Si arsye për sanksionimin e Sheraniqit është përmendur promovimi i aktiviteteve secesioniste në Republikën Srpska.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar më herët Millorad Dodikun, televizionin atlernativ të Banjallukës (ATV), ish-gjykatësen e Bosnjes, Gordana Tadiq dhe zyrtarin e lartë të SDA-së, Asim Sarajliq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori