Mbikëqyrësi rus i telekomit, Roskomnadzor, njoftoi më 20 prill bllokimin e një sërë adresash IP të Google-it që i mundësonin aplikacionit të komunikimit Telegram t’i shpëtonte ndalimit në Rusi.
“Google dështoi të përmbushë kërkesat e Roskomnadzor dhe duke shkelur një vendim gjyqësor dhe vazhdoi të lejojë Telegramin të përdorë adresat e tij IP për të ushtruar aktivitetin në Rusi”, tha mbikëqyrësi në një deklaratë.
Më 21 prill Roskomnadzor filloi bllokimin e Telegramit në përputhje me një vendim gjyqësor për shkak të refuzimit të kompanisë për t’iu dhënë qasje autoriteteve në kodet e nevojshme për të deshifruar të dhënat e përdoruesve.
Megjithatë, Telegrami arriti t’a anashkalojë bllokimin dhe vazhdoi aktivitetin e tij duke përdorur adresa IP të Google-it dhe kompanive tjera të teknologjisë. Përdoruesit humbën lidhjen me aplikacionin Telegram të dielën.
Për dhjetëra miliona iranianë, Telegrami është një mjet i domosdoshëm. Aplikacioni i koduar i mesazheve përdoret nga gjysma e popullsisë për gjithçka nga shpërndarja e videove me familjarë dhe miq deri te zhvillimi i biznesit dhe i debatit politik. Gjatë viteve, ai është bërë mjet komunikimi edhe në mesin e zyrtarëve dhe institucioneve shtetërore.
Por, njoftimi i se mekanizmat qeveritarë do të ndalojnë të përdorin aplikacionet e huaja të mesazheve, përfshirë Telegramin, i ka shqetësuar qytetarët që duan të ndajnë informacione pa frikën e ndëshkimit.
Në të kaluarën, autoritetet kanë bërë përpjekje të filtrojnë Telegramin, me qëllim për të penguar figurat kundër regjimit. Në një situatë kur Telegrami mund të bllokohet plotësisht, autoritetet kanë nxitur disa alternativa vendore.
Vetë udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khameni, ka lavdëruar sigurinë e shërbimeve vendore të mesazheve, ndërsa ka njoftuar se ai personalisht, nuk do të përdorë më Telegramin dhe se do të regjistrohet tek alternativat që ofron Irani.
“Zyrtarët duhet të mbrojnë sigurinë dhe privatësinë e popullit dhe vendit tonë. Pushtimi i privatësisë dhe i sigurisë së popullit është i ndaluar me fe, është kundër ligjit islamik dhe nuk duhet të ndërmerret”, tha Khameni, përcjell Telegrafi.
Komentet e tij pasuan paralajmërimet e zyrtarëve dhe ligjvënësve se Telegrami mund të bllokohet plotësisht.
Sekretari i Këshillit të Lartë të Kibernetikës të Iranit, Abolhassan Firouzabadi, i cili pranoi se përdor ndër të tjera Telegramin dhe Instagramin, tha më 16 prill se aplikacioni Telegram mund të bllokohet “çdo minutë”, ndërsa dy ligjvënës të tjerë konservatorë thanë se ai mund të bllokohet më 21 prill.
Zyrtarë të lartë kanë bërë përpjekje të sigurojnë publikun se të dhënat e tyre do të ruhen.
“Asnjë mesazh nuk do të lexohet, asnjë informacion nuk do t’i komunikohet askujt”, tha më herët ministri i Komunikimeve i Iranit, Javad Azari Jahromi.
Por, as deklarata e Khameneit se shkelja e privatësisë online është e ndaluar në Republikën Islamike nuk duket se i qetësoi iranianët.
Ata që janë politikisht aktivë përballen me rrezik më të lartë të shkeljes së privatësisë së tyre.
Agjencia iraniane e lajmeve Ilna, ka raportuar se Ministria e Arsimit ka ndaluar tashmë përdorimin e aplikacioneve të huaja si Telegram dhe Instagram në shkollat e Iranit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Logitech po përgatit një mi “të zgjuar”: Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet – sa do të kushtojë
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë
Viber prezanton funksionin e ri me Al
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin