Pas reshjeve të dendura, KRU “Gjakova” me apel për banorët e Hoçës së Madhe: Mos e përdorni ujin për pije

KRU “Gjakova” ka njoftuar se, pas monitorimit të zonave të furnizimit, është konstatuar turbullirë e ujit në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, në Komunën e Rahovecit.
Sipas njoftimit të kompanisë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, cilësia e ujit është përkohësisht jashtë standardeve për konsum.
Për këtë arsye, KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve të kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.
Kompania ka bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht dhe qytetarët do të njoftohen sapo cilësia e ujit të rikthehet brenda standardeve të lejuara për konsum. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































