Gjakova emëron Artan Berishën nënkryetar për Komunitete

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka emëruar Artan Berishën në pozitën e Nënkryetarit për Komunitete.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjakovës, emërimi vjen pas vendimit të Kuvendit Komunal të datës 2 prill 2026 dhe konfirmimit të ligjshmërisë së këtij vendimi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).
Komuna e Gjakovës ka thënë se me këtë vendim synohet forcimi i përfaqësimit, përfshirjes dhe avancimit të pozitës së komuniteteve jo-shumicë në komunë.
Artan Berishës i është uruar sukses në detyrën e re dhe punë të mbarë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
48 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































