Komuna e Rahovecit ka njoftuar se viti i ri shkollor në ShFMU “31 Marsi” në Gur të Kuq ka nisur me një ndryshim të rëndësishëm, pasi pas investimeve dhe riorganizimit të hapësirave, mësimi nga ky vit zhvillohet vetëm në një ndërrim.

Sipas Komunës, ky ndryshim synon krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.


“Pas investimeve dhe riorganizimit të hapësirave, nga ky vit mësimi zhvillohet vetëm në një ndërrim”, ka bërë të ditur Komuna e Rahovecit.

Komuna ka njoftuar se ky model pritet të zbatohet edhe në shkolla të tjera të Rahovecit.

“Ky është një hap drejt krijimit të kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, ndërsa ky model do të vazhdojë të zbatohet edhe në shkolla të tjera të Rahovecit”, thuhet në njoftim.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Komuna u ka uruar sukses të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve. /Telegrafi/