LAJMI I FUNDIT:

Pas rasteve të fundit me COVID-19 në Vushtrri, Shtabi Emergjent merr vendim të mbyllet një çerdhe

Pas rasteve të fundit me COVID-19 në Vushtrri, Shtabi Emergjent merr vendim të mbyllet një çerdhe

Në Komunën e Vushtrrisë sot janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me COVID-19, ndërkaq sipas një njoftimi të kësaj komune, 9 raste janë anëtarë të së njëjtës familje, ndërkaq megjithëse nuk ka ndonjë të infektuar në një çerdhe, Shtabi Emergjent Komunal ka vendosur që çerdhja “Foleja” të mbyllet.

Në njoftimin e komunës, thuhet se një rast është qytetar i infektuar në Prishtinë, ndërkaq të tjerat janë raste kontakti.

“Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sonte i kemi 15 raste të reja. Prej tyre, 9 anëtarë të njëjtës familje, 1 qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerat janë raste kontakti. Është tepër vështirë me luftu me një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga 1 i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste. Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur”, thuhet në njoftim.

Shtabi Emergjent Komunal ka vendosur që ta mbyllë një çerdhe të qytetit.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, përmes së cilin janë njoftuar edhe prindërit që të mos i dërgojnë nesër fëmijët në çerdhe.

“Pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftim

Gjithashtu, në njoftim sqarohet se në këtë çerdhe nuk ka asnjë të infektuar, por se vendimi është marrë në mënyrë që të ruhet shëndeti i fëmijëve.

“Sqarojmë se, deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe, e vetmja arsye është të ruajmë shëndetin e fëmijëve”, thuhet në njoftim.

Rastet sotme me COVID-19 sipas komunave, prin Vushtrria me 15 raste
Lexo po ashtu Rastet sotme me COVID-19 sipas komunave, prin Vushtrria me 15 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka konfirmuar edhe 29 raste me COVID-19 në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa më së shumti raste sot ka apsur në Komunën e Vushtrrisë.

Nga 29 raste, 15 kanë qenë në Vushtrri, prej të cilave 12 në qytet, dy në fshatin Stanovc i epërm dhe një rast në Dumnicë të poshtme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori