LAJMI I FUNDIT:

Rastet sotme me COVID-19 sipas komunave, prin Vushtrria me 15 raste

Rastet sotme me COVID-19 sipas komunave, prin Vushtrria me 15 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka konfirmuar edhe 29 raste me COVID-19 në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa më së shumti raste sot ka apsur në Komunën e Vushtrrisë.

Nga 29 raste, 15 kanë qenë në Vushtrri, prej të cilave 12 në qytet, dy në fshatin Stanovc i epërm dhe një rast në Dumnicë të poshtme.


Gjithashtu në komunën e Prizrenit janë paraqitur katër raste dhe në Prishtinë katër.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga data 08 shkurt deri më 08 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.905 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.263 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot, 29 raste të reja me COVID-19 dhe 22 të shëruar në Kosovë
Lexo po ashtu Sot, 29 raste të reja me COVID-19 dhe 22 të shëruar në Kosovë

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetë izolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 08 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 7.136.744 raste të COVID-19 dhe 407.068 raste të vdekjes. /Telegrafi/