LAJMI I FUNDIT:

Pas raportimit të Telegrafit, Fondacioni “Avni Hyseni” merr përsipër pagesën e qirasë dhe trajtimin mjekësor të veteranit të UÇK-së, Burim Zeka

Pas raportimit të Telegrafit, Fondacioni “Avni Hyseni” merr përsipër pagesën e qirasë dhe trajtimin mjekësor të veteranit të UÇK-së, Burim Zeka

Pas raportimit të Telegrafit, Fondacioni Humanitar  “Avni Hyseni”, ka marrë përsipër që veteranit të UÇK-së, Burim Zeka t’ia sigurojë qiranë çdo muaj.

E në kuadër të kësaj edhe mundësinë e trajtimit jashtë vendit.


Kështu thuhet në njoftimin e bërë nga Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”.

“Pas postimit të Telegrafi.com për gjendjen e rëndë shëndetësore dhe ekonomike të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Burim Zeka nga Skenderaji sot e vizituam në QKUK (repartin e Neurogjisë). I shtrirë që 3 ditë për shkak të keqësimit shëndetësor nga sëmundja e rëndë Neurofibromatoza dhe ka nevojë për mundësinë e trajtimit jashtë vendit. Fondacioni Humanitar ‘Avni Hyseni’ mori përsipër që së pari ta mbështesë me pagesën e qirasë çdo muaj ku edhe jeton kjo familja për momentin si dhe po pret raportin mjekësorë për të parë mundësin e trajtimit të tij jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e fondacionit.

Ndryshe, Telegrafi ditën e martë kishte raportuar që veterani i luftës Burim Zeka, jeton tash e dy vite në dhimbje të mëdha të shkaktuara nga një tumor.

Përveç sëmundjes hall tjetër për Zekën dhe bashkëshorten e tij ishte edhe sigurimi i të hollave për pagesën e qirasë së banesës.

Veterani i UÇK-së, Burim Zeka - i sëmurë tash e dy vjet ka nevojë edhe për kulm mbi kokë
Lexo po ashtu Veterani i UÇK-së, Burim Zeka - i sëmurë tash e dy vjet ka nevojë edhe për kulm mbi kokë

Në kudër të kësaj nga fondacioni, Burimit iu premtua që do të bëhet gjithçka që është e nevojshme për të dhe sëmundjen e tij.

“Adnan Hyseni në emër Fondacionit i garantoj Burimit por edhe vllaut Zaimit dhe familjarëve të tjerë që ishin në vizitë se çka do që kërkohet nga ne dhe ekzistojnë mundësitë bashkë me kombin shqiptar do jemi afër familjes Zeka e veçanërisht veteranit të UÇK-së, Burimit. I cili ishte në gjendje edhe të flijohet në luftën e lavdishme të UÇK-së për lirinë që kemi sot e që fatkeqësisht është godit nga sëmundja tepër e rëndë Neurofibromatoza”, përfundon njoftimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori