LAJMI I FUNDIT:

Policia po bisedon me banorët për largimin e barrikadës në Shtërpcë

Policia po bisedon me banorët për largimin e barrikadës në Shtërpcë

(E plotësuar) Njësi të shtuara të Policisë së Kosovës kanë shkuar tek vendi ku serbët kanë vendosur barrikada në Shtërpcë, pas plagosjes së dy të rinjve.

Siç merret vesh policia po bisedon me serbët në mënyrë që të gjendet një rrugë për t’i hequr barrikadat e vendosura.


————————————————————————————–

Pas plagosjes së dy të rinjve, serbët bllokojnë rrugën në drejtim të Shtërpcës

Pas plagosjes së dy të rinjve në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, serbët lokalë kanë bllokuar rrugën Prevallë-Shtërpcë.

Policia e Kosovës, më herët ka njoftuar se menjëherë pas rastit të plagosjes së një 11 vjeçari dhe një 21 vjeçari të komunitetit serb, rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes.

Pamje nga barrikada, ku shihen të vendosura goma të automjeteve në rrugë, me qëllim të bllokimit të lëvizjes, si mënyrë e manifestimit të revoltës së tyre.

Gjithashtu, edhe Policia shihet të jetë prezente aty me një numër të konsiderueshëm pjesëtarësh për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Policia e Kosovës ka rritur numrin e zyrtarëve policorë në fshatin Drajkovc, pranë serbëve që kanë bllokuar magjistralen, pas plagosjes së dy të rinjve të premten gjatë ditës. Policët në vazhdimësi po negociojnë me protestuesit për të liruar rrugën.

Për shkak të bllokimit të rrugës, qytetarët po detyrohen të kalojnë rrugën në këmbë.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e Policisë thuhet se “sot rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtërpcës dy persona,  njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 21 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori