Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është përpjekur pesë herë për miratimin e një rezolute rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit - këtë herë duke bërë thirrje për pauza të zgjatura humanitare dhe korridore urgjente në të gjithë Gazën.

Këshilli 15 anëtarësh, i cili ka përgjegjësinë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ka votuar sonte pro rezolutës.


Britania, SHBA dhe Rusia, të cilët kanë fuqinë për të vënë veton ndaj rezolutës, abstenuan - ndërsa 12 anëtarët e mbetur votuan pro, raporton skynews.

Rusia nuk arriti të imponoj rezolutën e saj - “armëpushim të menjëhershëm humanitar”.

Ndërkohë, rezoluta e miratuar kërkon gjithashtu respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të mos privojnë civilët nga shërbimet dhe ndihmat bazike.

Megjithatë, ai nuk dënon veprimet e Hamasit – të cilat kishin qenë një pikë grindjeje mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Ndryshe, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se rajoni ka nevojë për 160 mijë litra karburant çdo ditë për operacione humanitare – por sot, thonë ata, kanë arritur 23 mijë litra. /Telegrafi/