LAJMI I FUNDIT:

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, presidenti çek dërgohet me autoambulancë në spital

Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, presidenti çek dërgohet me autoambulancë në spital

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, është dërguar me urgjencë në spitalin e Pragës. Zeman u dërgua me autoambulancë në qendrën ushtarake pas takimit që pati lidhur me formimin e qeverisë së re me kryeministrin Andrej Babis, shkruan Reuters.

“Mund të konfirmoj që presidenti është dërguar në qendrën ushtarake në Pragë, ku për pak momente do t’ju kumtojnë informacionet e mjekut të tij Miroslav Zavoral”, ka thënë zëdhënësja e spitalit Jitka Zinke, transmeton Telegrafi.


Pas më shumë se një javë raportime për gjendjen e tij shëndetësore, zyra e presidentit të këtij vendi ka pranuar se Zeman është i sëmurë.

Kabineti i tij ka anuluar intervistën e planifikuar në televizion, gjithashtu ishte planifikuar edhe një takim konsultativ për formimin e qeverisë së re.

Kjo nuk është hera e parë që këtë vit Zeman kërkon trajtim mjekësor. Në shtator ai i kaloi tetë ditë në spital, ku siç thoshin nga kabineti i tij ishte dehidratuar dhe ndihej shumë i lodhur. /Telegrafi/